U vetëdorëzua për vrasjen e 19 vjeçarit, i riu shqiptar shkon në “dorë” të autoriteteve greke

schedule21:28 - 10 Shkurt, 2022

schedule 21:28 - 10 Shkurt, 2022

I riu shqiptar Roxhers Demirazi pas gati 7 orësh qëndrimi në Komisariatin e Korçës është dërguar në pikën doganore të Kapshticës pasi ka shprehur vullnetin për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë greke, ndërsa është një prej 11 të dyshuarve për vrasjen e 19-vjeçarit grek Alkis Kampanos.

Demirazi ka kaluar doganën shqiptare dhe më pas iu është dorëzuar autoriteteve greke.

Sipas asaj që dyshohet se i ka thënë avokatit të tij, i riu shqiptar është penduar për faktin që ka ikur në Shqipëri pas krimit dhe kërkon të gjykohet për të treguar, siç thekson ai, të gjithë të vërtetën për atë që ndodhi natën e vrasjes.

Lexo edhe: Në kërkim nga Greqia për vrasjen e 19-vjeçarit, vetëdorëzohet Roxhers Demirazi

“Më vjen keq që u largova. Dua të kthehem dhe të gjykohem për të thënë të gjithë të vërtetën për atë që ndodhi në të vërtetë atë natë. Më vjen shumë keq për fëmijën”, i ka thënë avokatit të tij. “Jam penduar”.

Deklaratat e 20-vjeçarit shqiptar që iu dorëzua më herët autoriteteve shqiptare u transmetuan nga Alpha dhe emisioni “ΤLive”.

20-vjeçari u arratis drejt Shqipërisë nga Greqia pas vrasjes së Alkis Kampanos në Selanik, disa ditë më parë, ndërkohë që akuzohet se është i përfshirë.

/abcnews.al