U vetëdorëzua në Polici, nesër pritet masa e sigurisë për Ervin Matën

schedule11:00 - 3 Mars, 2019

schedule 11:00 - 3 Mars, 2019

Ervin Mata, biznesmeni i përfshirë në ngjarjen në Ish-Bllok në tetor të 2018, pritet të njihet nesër me masën e sigurisë. Mata u vetëdorëzua mbrëmjen e së premtes në policinë e Tiranës pas 4 muajsh në kërkim. Ai ka dëshmuar se nuk ka lidhje me vrasjen e Fabiol Gaxhës, plagosjen e Ervis Martinajt dhe Elion Hatos.

Duke mohuar se ka shtënë me armë, Mata theksoi se  është larguar i frikësuar, duke pretenduar se e kanë sulmuar. Përsa i përket shkaqeve që çuan në vrasjen e Gaxhës, ai nuk përmend ngacmimin e të fejuarës së tij, këngëtares Elvana Gjata. Ndërsa për pistën e larjes së hasapeve për pazare droge, ai u shpreh se nuk ka konflikte me asnjë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të 2018, ku një përplasje mes bandash, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elion Hato. Të përfshirë në këtë ngjarje, janë edhe Fabiol Alushi, Geldo Hoti, dhe truproja e Matës, Meviol Billo. Ky i fundit  i cili dyshohet se ka qëlluar Fabiol Gaxhën, vazhdon të jetë në kërkim. /abcnews.al