U vetëdorëzua dje, polici që vrau Jurgen Dukën ka qenë në Shqipëri

schedule11:25 - 2 Mars, 2022

schedule 11:25 - 2 Mars, 2022

Një ditë më parë është vetëdorëzuar në polici agjentit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës, Arbër Sula, i cili vrau me armë zjarri Jurgen Dukën në datën 14 dhjetor 2021.

Sulës pas dorëzimit të armës dhe proceduarave të identifikimit i janë vendosur prangat.  Ndër të tjera mësohet se polici përgjatë dy muaj e gjysmë në arrati, Arbër Sula është fshehur brenda territorit të vendit dhe nuk ka tentuar të largohet jashtë.

Sipas burimeve për abcneës.al nga policia, bëjnë me dije se më herët gjatë kësaj kohe, nuk ka pasur tentativa komunikimi për ta bindur të dorëzohet pasi nuk dihej lokacioni.

LEXO EDHE:Vetëdorëzohet në polici efektivi që vrau Jurgen Dukën për radhën në supermarket

Sula, për shkak të masës së sigurisë “arrest në burg” në mungesë të caktuar nga Gjykata Penale e Tiranës, nuk merret në pyetje nga Policia por do të dëshmojë para gjykatës kur t’i komunikohet masa e sigurisë./abcnewsa.l

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!