Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj mesditën e sotme u transportua me urgjencë nga spitali rajonal i Shkodrës në Tiranë te spitali i Traumës për mjekim të specializuar pas atentatit që iu bë.
Një burim nga spitali i Traumës i tha Abcnews.al se “gjendja e Mentor Hasanajt është stabël, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”. Shefit të Policisë Bashkiake iu bë atentat gjatë orëve të drekës teksa po udhëtonte në automjet me të atin dhe bashkëshorten.
Fillimisht ai dhe i ati, i cili po ashtu mbeti i plagosur u dërguan në spitalin Rajonal të Shkodrës ndërsa më pas u bë transportimi i tij drejt kryeqytetit, pasi gjendja ishte më e rëndë nga plumbat që mori.
Por si iu bë atentati?
Autori i kishte ndjekur me një motor tip “Papaq” dhe priti deri në momentin kur makina ka ndaluar për të qëlluar drejt tyre dhe më pas është pozicionuar edhe anash, në krah të shoferit.
Mentor Hasanaj ishte në makinë bashkë me të atin dhe të shoqen por kjo e fundit i shpëtoi plumbave, ndërsa babë e bir mbetën të plagosur.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe vënien e autorit në pranga./ db/Abcnews.al