U transferuan me bujë në “Old Trafford”, “yjet” e skuadrës drejt largimin nga “Djajtë” e United

schedule10:16 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 10:16 - 8 Dhjetor, 2023

Për disa mund të quhet dështim, mirëpo duket se projekti i Ten Hag ka filluar të marrë jetë. “Djajtë e Kuq”, të Manchester United janë “zgjuar” nga “gjumi letargjik” dhe tashmë kanë filluar të konkurrojnë të mëdhatë e Premier League, teksa mbrëmjen e së mërkurës mundën me rezultatin, 2 me 1 e me një lojë domniuese, “Blutë” e Chelsea, për t’u ngjitur kështu në vendin e 6-të të renditjes, me 27 pikë, po aq sa Tottenham i vendit të 5-të dhe vetëm 3 pikë, më pak se “Qytetarët” e Manchester City, që deri më tani kanë grumbulluar 30 pikë.

Megjithatë, pavarësisht këtyre fitoreve, “Djajtë” duket se vuajnë ruajtjen e kosistencës, mirëpo drejtuesit e klubit, duket se kanë besim të “verbër”, te tekniku holandez, aq sa i kanë besuar këtij të fundit edhe të gjitha vendimet e merkatos së janarit, ku pritet që të ketë kryesisht largime nga klubi dhe jo të lojtarëve dosido.

Jadon Sancho, Casemiro e Raphael Varane janë në listën e “të përjashtuarve”, teksa kujtojmë se të tre këta “yje” të futbollit botëror erdhën me goxha bujë, në “Old Trafford”, por duket se koha e tyre në Mançester, po shkon drejt fundit.

“Fantazisti” anglez i sulmit nuk arriti kurrë të përcillte “magjinë”, që tregonte te “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe shtuar këtu edhe mosmarrëveshjet me teknikun Ten Hag, të cilat e kanë lënë jashtë fushave, për më shumë se 2 muaj shtyjnë klubin të nxjerrin në shitje 24-vjeçarin, ku opsioni më i pëlqyer është rikthimi, në huazim, te Dortmund, mirëpo për të nuk mungojnë as ofertat në klube të tjera.

Në krahun tjetër, përsa i përket ish-“Galaktikëve” të Real Madrid, Casemiro e Raphael Varane, nuk mund të thuhet kurrësesi se zhgënjyen në “Old Trafford”, mirëpo mosha e madhe, me të dy  lojtarët që kanë kaluar të 30-tat dhe paga e madhe që marrin ka shtyrë drejtuesit e klubit, të nxjerrin në shitje dyshen e prapavijës, me shpresën e madhe, që pas tyre do të vihen “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, me këta të fundit, që kanë jo pak nevojë për eksperiencë, në repartin e mbrojtjes e të mesfushës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!