Klubet e mëdha shpesh dështojnë keq në merkatot futbollistike dhe rasti tipik dhe një nga më të famshmit në kohët e fundit është ai i “topçinjve” të Arsenal dhe anësorit nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe.
“Fantazisti” ishte një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Premier League, kur vetëm tri vera më parë “topçinjtë” paguan 80 milionë euro për ta shkëputur nga Lille, teksa u mendua se me anësorin, Arsenal do të bëhej skuadra me kundërsulme vrastare, siç kishte dëshmuar te Lille.
Mirëpo, Arteta nuk kishte më besim tek lojtari dhe këtë verë kërkoi largimin e tij përfundimtar dhe me mbylljen e merkatos në ligat kryesore në Evropë dhe në Arabinë Saudite, kishin mbetur vetëm disa opsione të zbehta, më konkretisht bashkimi me skuadrën e Trabzonspor në Turqi, skuadër tek e cila iku si një lojtar i lirë, pas prishjes së kontratës me “topçinjtë”. /i.m /abcnews.al