U transferua me bujë të madhe te Al Nassr, por CR7 dhe Georgina po thyejnë ligjin në Arabinë Saudite

schedule09:10 - 6 Janar, 2023

schedule 09:10 - 6 Janar, 2023

Sipas ligjit, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, po thyejn ligjin në Arabinë Saudite.

Arsyeja është se në vendin aziatik është e paligjshme që partnerët të cilët nuk janë të martuar të jetojnë së bashku. Edhe pse e paligjshme, nuk pritet që ata të ndëshkohen apo të jenë subjekt të ligjit.

Ylli portugez iu bashkua klubit Al Nassr pak ditë më parë. Ai u prezantua para rreth 25 mijë tifozëve në Riad.

Cristiano Ronaldo tha në konferencën e prezantimit se zgjodhi këtë klub pasi në Evropë ai kishte fituar gjithçka, dhe nuk kishte çfarë jepte më. Al Nassr ishte një zgjedhje për një eksperiencë të re për portugezin, pasi për të është hera e parë që ai luan jashtë evropës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!