“U tmerruan vjehrri me vjehrrën”, Ermali tregon ngjarjen që i ndodhi me babanë në shtëpinë e Amit

schedule17:25 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 17:25 - 20 Dhjetor, 2020

Ermal Mamaqi ka rrëfyer një moment të sikletshëm gjatë fejesës së tij me Amarda Toskën.

Ai i ka treguar gazetarit Ervin Kurtit eksperiencën e sikletshme me babain e tij kur kanë shkuar tek shtëpia e Amit për t’i kërkuar dorën.

“Kur shkuam tek shtëpia e Amit, para se të futeshim i them babit përpiqu mos të bësh shumë humor se ishte takimi i dytë dhe mos të lëmë nam. Dhe sa erdhi momenti ku po rrinim dhe po bënim muhabet, kur Ami kishte marrë shamampanjën edhe sa po hapte shampanjën vetëm kur i thotë babi im: ‘Mos e hap atë shampanjë’.

Mos thashë unë mu prish fejesa dhe u tmerruan vjehrri me vjehrrën. Dhe tha pastaj: ‘Po unë nuk po shoh gotat’”, tregoi aktori duke qeshur.

Kujtojmë që Ami dhe Ermali tashmë janë prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!