U thirr në SPAK për të dëshmuar, reagon kryebashkiaku i Krujës

schedule13:12 - 17 Mars, 2023

schedule 13:12 - 17 Mars, 2023

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi ka reaguar pasi u paraqit paraditen e së premtes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bushi thekson se u paraqit në SPAK për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja.

Sipas Bushit, qytetari Muharrem Hoqja ka pretendime se është sulmuar personalisht në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij për tre ndërtime pa leje që ka bërë.

“Duke respektuar strikt proceduren hetimore dhe ne respekt te informimit te publikut aq sa me lejon ligji , dua te bej me dije se sot kam qene ne zyrat e SPAK per te dhene deshmine time ne lidhje me kallezimin e nje qytetari nga Kruja (Muharrem Hoqja) i cili ka pretendimet per sulm personal te kryetarit te bashkise ne lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij per tre ndertime pa leje te bera nga ky shtetas dhe masat ligjore te mara ndaj tij.

Dhashe shpejgimet e mia ne pergjigje te fteses se prokurorise dhe do te vij sa here qe  do e jete e nevojshme prania ime sepse une nuk i shmangem te vertetes dhe ligjit.

Çdo aludim tjeter dashakeq ne media apo portale e quaj pjese te fushates politike te 14 majit e cila tashme ka filluar dhe per fat te keq por dhe ne kete fushate opozita ka zgjedhur balten dhe dezinformimin e publikut”, thuhet në deklaratën e Bushit./abcnews.al