“U thinj në punë”, 82-vjeçari nga Kurbini që vazhdon të kujdeset për pemët

schedule20:31 - 11 Mars, 2023

schedule 20:31 - 11 Mars, 2023

Është 82 vjeç, por mosha duket se është vetëm një shifër për Viktor Selimin nga Fushë-Kuqja e Kurbinit. Të moshuarin puna e mban në formë. Ai prej 19 vitesh është pensionit, por punës nuk i është ndarë asnjëherë.

” Në vitin 2004 dola në pension, më pas i kam shërbyer këtij vendi sepse është vendlindja ime, kam punuar me gjithë shpirt sidomos në drejtim të zbukurimeve në familje, lokaleve dhe shkollave, projektime dhe mbjellje të fidanave me peme dekorative.”

“Kjo zonë është vedlinjda ime, këtu kam mbaruar 7 vjecaren dhe më pas tenikum bujqësor nëGolem Kavaje, në vitin 1957, mbarova shkollën dhe kam punuar në koperatvë bujqësore Fushë Milot. Pas disa vitesh kam mbaruar Insitutin e Lartë Bujqësor, e kam mbaruar shkëlqyeshëm, aty kam mbrotjur diplomën, dhe më pas jam emëruar pedagog në Institutin e Lartë Bujqesor, në vitin 69.”

Thotë se dëshira se etij ka qenë gjithnjë të punojnë në zonat e thella.

” Unë i kam shkruar Enver Hoxha, për të shkuar në zonat e thella malore ti shërbej atdheut. Dhe kam shkuar në Nikaj Mertur Tropojë 3 vite si agronom dhe kryetar kooperative. Per mua ishte një vend me njerëz të mrekullueshëm, nuk gjeje , njerëz të dashur. Aty më kanë konsideruar si djalë.Pastaj jam kthyer në institut, dhe më pas në institutin foragjer në Fushe Krujë.  Më dërguan se kishin nevojë si specialist dhe kam qëndruar disa vite.”

Viktorin njihet në të gjithë Kurbinin pasi ka sjellë limonin nga Vlora në vitin 1985.

 “Limonin e kam përhapur në të gjithë zonën. Është limoni im. E kam marrë nga Vlora. Që nga viti 1985 e mora te një shoku im në Vlorë. Kam përhapur fidanët. Këtë varietet e kam sjellë unë. Limoni rimontan. Qërohet si portokalli është i mrekullueshëm. Ky është limoni që të thashë. Koha më e përshtatshme e krasitjes është fundi i dimrit dhe fillimi i pranverës.”

Viktorin e duan të gjithë. Me gërsheret në duar e sheh nëgjithëzonën e Fushë-Kuqes duke u kujdesur për pemët.

“Në cdo vend që kam shkuar kam bërë gjëra të mira. Për moshën time. Këtu më lindi ideja bëra disa harqe. Deri tani ruhet ky testament., e kanë mbajtur mirë. Jam i vjetër.  Të gjitha pemët i shoh nga ana e vizatimit figurativ. Krasitja duhet bërë kështu . duhet patur kujdes për të ruajtur formën që ka pasur. Kjo është bimë konifere, i është dhënë forma që e vogël.”

82-vjeçari është kujdesur që varrezave të fshatit të tij të mos iu mungojë gjelbërimi.

” Pasi morëm tokën e re për varrezat, bëra projektin. U bë realitet që varrezat të bëhen në mënyrë të rregullt. Rreth tyre kam vendosur pemë zbukuruese. Janë të gjitha të mbjella nga dora ime. Kemi punuar së bashku me priftin. Rrethimi është bërë nga kisha. Projekti i imi. Këtë e kanë respektuar dhe pëlqyer të gjithë.”

T’ju japë forma pemëve është art për të, ndërsa thotë se do të punojë sa të jetë gjallë.

” Në këtë zonë kisha reputacion, dhe sot më kërkojnë me atë fuqine time, punoj dhe këshilloj me artin tim pasi e kam në shpirt sepse e kam pasion dhe do të punoj sa të jem gjallë.”

Një tjetër pasion i Viktorit është të shkruajë. Ai është autor i tre librave, dhe çdo përjetim e hedh në ditarin që e mban prej vitit 1964.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!