Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova sapo ka postuar një video në llogarinë e saj në Telegram, në të cilet shihet Sergey Lavrov duke punuar në një tavolinë jashtë suitës së tij të hotelit në Bali.
Lavrov at his hotel in Bali. Says reports about his health are a “political game” https://t.co/OddllPDgq7 pic.twitter.com/GKu0Ffo1st
— Pjotr Sauer (@PjotrSauer) November 14, 2022
Lavrov ka reaguar ndaj lajmeve se ai raportohet se është dërguar në spital, duke thënë se lajmet për shëndetin e tij janë asgjë tjetër veçse lojëra politike.
Lexo edhe: Rusia përgënjeshtron lajmin se Lavrov është dërguar në spital: Kulmi i mashtrimit
Sergei Lavrov thuhet se është dërguar në spital pasi mbërriti në samitin në Bali, sipas zyrtarëve indonezianë. Sipas dy burimeve, Lavrov po merr trajtimin në spital për sëmundje të zemrës.
Ai u dërgua në Spitalin Sanglah në kryeqytetin e provincës, Denpasar, sipas tre zyrtarëve të qeverisë. Menjëherë pas publikimit të lajmit, ministria e jashtme e Rusisë tha se raportet ishin “lajme të rreme”.
/abcnews.al