Me plagë të shumta në trup dhe të gjithë gjymtyrët e fashuar, në të tillë gjendje ka përfunduar një 12 vjeçar pasi u sulmua nga 6 qene të enjten.
Ngjarja ndodhi në fshatin Rusan të Delvinës.
Fëmija ishte duke kullotur bagëtitë kur u gjend nën sulmin e qeneve që mbante në stan një i afërmi i tij.
Të premten burime nga spitali i Sarandës thanë se pas ndërhyrjeve krirugjikale i mituri e ka kaluar rrezikun dhe gjendja e tij shëndetësore është më e mirë.
Pas ndodhisë së rëndë banorët e fshatit Rusan tregojnë se ky është rasti i parë i këtij lloji, por nuk e fshehin rrezikun qe ndjejnë nga qente e staneve të vendosur mbi fshat.
“Kam nipër dhe mbesa dhe kur dal nga shtëpia i shoqëroj” ka thënë ai.
Kërkojnë të merren masa në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten.
“Nëse janë të stanit duhet që të kujdesen pronarët dhe ti lidhin”, ka thënë një banor.
Një tjetër shprehet se është rasti I parë në këtë fshat dhe kërkon që pronarët e stanëve të bëjnë kujdesen me qentë.
Për ngjarjen në pyetje janë marrë të afërmit e 12 vjeçarit ndërsa ky i fundit do të vijojë të qëndrojë në spital, nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al