Biznesmeni spanjoll Eugenio Galdon, i cili gjatë verës u dhunua nga pronari i lokalit “Panorama”, në “Porto Palermo” do të kthehet sërish në Shqipëri. Kujtojmë që lajmi bëri xhiron e mediave, së bashku me videon e dhunës.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili ka zhvilluar një takim në Madrid me biznesmenin, ku edhe vetë biznesmeni ka pohuar edhe kthimin e tij, pas pasojave tragjike që shkaktoi tërmeti.
Mësohet se kthimi i biznesmenit ka të bëjë me rindërtimin një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Ai deklaroi se kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq, nderkohe qe edhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë te pranishem. Me tej, ai ka theksuar se do te kthehet me anije te vizitojë sërish Shqipërinë.
Statusi i Ministrit Klosi:
Në Madrid, mëngjesi me Eugenio Galdon, që nga një incident i papranueshëm në verë, është shndërruar tashmë në mikun e Shqipërisë.
“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.
Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë./abcnews.al