U sulmua me thikë nga Dan Hutra, zbardhet dëshmia e gruas së plagosur në Astir

schedule17:51 - 1 Mars, 2023

schedule 17:51 - 1 Mars, 2023

Mariana Gurakuqi, gruaja e plagosur ditën e sotme në Astir ka dëshmuar para forcave blu se ka pasur njohje të mëparshme me autorin Dan Hutra. 40 vjeçari i ka shkuar në biznesin në Astir duke i kërkuar para. Sipas 40 vjeçares, ai i merrte shpeshherë para borxh por duke qenë se ka refuzuar t’i japë e ka plagosur me thikë.

Fillimisht Gurakuqi nuk ka bërë kallëzim për plagosjen por kur ka shkuar në spital, mjekët kanë njoftuar policinë. Ajo ka pranuar se e ka plagosur më thikë Dan Hutra. Ky i fundit më pas ka shkuar në Paskuqan dhe ka ekzekutuar me armë ish kunatën, të fejuarën e ish kunatit dhe ka plagosur ish gruan dhe nënën e saj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!