U stërviten fshehurazi: Gjobë dhe heqje pikësh, klubi austriak dënohet rëndë

schedule18:58 - 28 Maj, 2020

schedule 18:58 - 28 Maj, 2020

LASK Linz e ka pësuar rëndë, për shkak se ka tentuar të kryejë seanca stërvitore gjatë periudhës së pandemisë. Gjithçka u filmua dhe menjëherë nisën hetimet dhe tashmë ka edhe një vendim për dënimin e skuadrës që kryesonte kampionatin pas 22 javësh.

Plot 12 pikë të hequra dhe 75 mijë euro gjobë, çka bën që LASK të zbresë në vendin e dytë, pas RB Salzburg. Skuadra austriake kishte grumbulluar 54 pikë, që bëhen 42 pikë. Faza e tretë nis me renditje të përgjysmuar dhe tashmë LASK numëron 21 pikë, tre më pak se Salzburg, që nga 48 pikë, shkon në 24.

 

Si bëhet renditja pas dënimit të LASK

LASK sigurisht që nuk është pajtuar me vendimin e marrë dhe do ta apelojë. Klubi austriak e konsideron shumë të rëndë dënimin për katër seanca stërvitore të kryera. Me tezën e një mase jo proporcionale me shkeljen e bërë, ata do tentojnë të ulin dënimin, sidomos pjesën e pikëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!