“U soll në gjendje të rëndë traumatike”, reagon spitali: Diagnozat klinike të foshnjes që u braktis në bodrum

schedule11:17 - 9 Nëntor, 2023

schedule 11:17 - 9 Nëntor, 2023

Materniteti “Koço Gliozheni” ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një foshnje e porsalindur, e cila u gjet e braktisur në një bodrum në Yzberisht, ndërroi jetë, megjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se foshnja u soll në një gjendje të rëndë traumatike dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, pas shumë përpjekjesh u arrit që të rikthehej në jetë, edhe pse në gjendje të rëndë.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, foshnja ndërroi jetë në orën 10:45 të së enjtes.

Diagnozat klinike të foshnjes ishin; Lindje në term; Lindje per vias vaginalis; Hipotermi e thellë; Politraumë; Hemorragji pulmonare; Insufiçience multiorganore; Arrest kardiorespirator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!