U shuan në aksident, mes dhimbjes përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi

schedule12:05 - 26 Qershor, 2021

schedule 12:05 - 26 Qershor, 2021

Eduart, Silvana dhe dy vajzat e tyre Eva dhe Anastasia janë përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

E gjithë familja Gushi u shua një ditë më parë në aksident, pasi u goditën nga pas, nga një makinë luksoze Audi A8 që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani.

Ata ishin kthyer nga Greqia për pushime në Shqipëri, por udhëtimi i djeshëm rezultoi fatal për ta.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar 22-vjeçarin Madani. Makina me të cilën ai po udhëtonte, ishte në emër të atit Bashkim Madani, biznesmen. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!