Sot u shua në moshën 74-vjeçare ikona e komentit sportiv Vladimir Grillo. Prind i dy vajzave, Grillo humbi betejën me sëmundjen e rëndë dhe zemra e tij pushoi së rrahuri mesditën e së enjtes. Mesazhet ngushëlluese ishin të shumta, jo vetëm nga miqtë dhe kolegët, por edhe qytetarë të ndryshëm që janë rritur me zërin e tij.
“Mësova i trishtuar, që është ndarë nga jeta komentatori, gazetari dhe zëri simbol i TVSH, Vladimir Grillo. Dua të ndaj me ju të dashur miq dhe anëtarë të komunitetit të futbollit, dhimbjen për këtë humbje.
Ladi, ishte një simbol i komentit sportiv, që ka shoqëruar, jo vetëm sukseset dhe ngjarjet e futbollit shqiptar, por edhe çdo ngjarje të madhe sportive në Shqipëri! U prehsh i qetë në parajsë, Ladi! Futbolli shqiptar do të të kujtojë si simboli i komentit sportiv” shkruan presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Unioni i Gazetarëve shekson se breza të gazetarëve dhe komentuesve sportivë përfituan prej Grillos disa nga virtytet më të vyera profesionale.
“Ndahet sot nga jeta ne moshen 74 vjeç, gazetari i njohur sportiv, nje nder emrat me te njohur te komentit sportiv dhe raportimit per median publike te Shqiperise, miku dhe kolegu i shtrenjte Vladimir Grillo!
Kontributi profesional i Vladimir Grillos sherbeu si nje pervoje pasuruese per zhanrin e gazetarise sportive shqiptare. Breza te gazetareve dhe komentuesve sportive, sidomos gazetare te rinj e te reja perfituan prej ketij profesionisti disa nga virtytet me te vyera profesionale.
Pak muaj me pare gazetaria sportive shqiptare humbi edhe nje tjeter gazetar te famshem sportiv, nipin e zotit Vladimir, komentatorin Kosta Grillo, i cili nuk i shpetoi dot virusit pandemik COVID-19. Te dy gazetaret e njohur ishin bij te Vunoit dhe Bregdetit te Vlores.
Puna dhe kontributi i Vladimir Grillos kane per te qene te paharruar per komunitetin e gazetareve sportive shqiptare dhe per krejt sportdashesit dhe publikun. Ngushellime familje Grillo! I paharruar do te mbetesh kolegu yne Grillo” shkruan Unioni i Gazetareve Shqiptare.
/ Abcnews.al