U shua në eksident, bashkia Patos merr përsipër shpenzimet mortore për familjen Gushi

schedule15:12 - 25 Qershor, 2021

schedule 15:12 - 25 Qershor, 2021

Bashkia e Patosit ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për katër anëtarët e familjes Gushi që u shuan sot në aksidentin tragjik në Vlorë.

Në reagim zyrtar Bashkia e Patosit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi.

Lexo edhe: As në rrugën tënde…

“I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti.

Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë.

Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje.  U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë!”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!