Carlos Tevez nuk është më trajner i Independientes. Klubi argjentinas ka njoftuar në rrjetet sociale se ish-“ylli” i Manchester United dhe Manchester City-t ka dhënë dorëheqjen.
“Carlos Tevez ka informuar për vendimin e tij që të mos vazhdojë si trajner i ekipit të parë. Dëshirojmë të theksojmë përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit stërvitor në largim, i cili e mori drejtimin në një moment të vështirë dhe na udhëhoqi në rrugën drejt synimeve të reja”, shkruhet në deklaratë.
Tevez e mori drejtimin e Independientes në gusht dhe gjatë kësaj periudhë ka arritur 14 fitore, 10 barazime dhe shtatë humbje. Tevez pati një problem shëndetësor muajin e kaluar, gjë që e bëri atë të dërgohej me urgjencë në spitalin lokal për shkak të problemeve në zemër./ h.ll/abcnews.al