U shtrua mbrëmjen e djeshme në spital, nëna e Luis Rubiales ndërpret grevën e urisë

schedule23:29 - 31 Gusht, 2023

schedule 23:29 - 31 Gusht, 2023

Angeles Bejar, nëna e Luis Rubiales, i dha fund grevës së urisë, të cilën ajo e kishte nisur të hënën, në shenjë proteste kundër akuzave që po i bëhen djalit të saj, president i Federatës Spanjolle të Futbollit, për ngacmim seksual ndaj Jenni Hermosos, lojtare e kombëtares femrave, e saposhpallur kampione e Botës.

Informacioni po bëhet i ditur nga shtypi spanjoll, i cili citon një burim të afërt me familjen. Angeles Béjar është tashmë në shtëpi, pasi ka kaluar natën në spital në ditën e tretë të grevës së urisë.

Angeles Bejar ishte e gatshme të “vdiste për djalin e saj”, në shenjë proteste ndaj rastit të ngacmimit seksual të pretenduar nga presidenti i Federatës Spanjolle ndaj Jenni Hermoso, lojtare e kombëtares së femrave, pas finales së Kupës së Botës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!