“U shtanga kur mjeku na tregoi ekografinë”, rrëfehet George Clooney

schedule10:57 - 17 Nëntor, 2021

schedule 10:57 - 17 Nëntor, 2021

Aktori i njohur, George Clooney, ka qenë i ftuar në një podcast të Mark Maron të quajtur “WTF with Marc Maron”, ku kujtoi momentin kur ai dhe gruaja e tij Amal morën vesh se po prisnin binjakë.

“Për të sqaruar disa gjëra, unë nuk doja të martohesha, e lëre më të kisha fëmijë. Edhe më pas ai person i mahnitshëm erdhi në jetën time dhe unë humba mendjen. E dija që në momentin e parë që gjithçka do të ishte ndryshe”, tha Clooney.

“Nuk kisha ëndërruar kurrë se do të ishin binjakë. Ishte një moment që do ta mbaj mend gjithë jetën. Ne ishim te doktori dhe ai vendosi një foto me ultratinguj para tij dhe tha: “e mrekullueshme, ka një djalë këtu”, dhe unë isha i emocionuar që do bëhesha me djalë dhe më pas ai tha “është edhe një vajzë”.  Unë dhe motra e Amalit mbetëm të shtangur. Mezi isha gati për një fëmijë, por sot nuk jam penduar. Falë Zotit që kemi pasur njëri-tjetrin gjatë kësaj pandemie”, shtoi aktori.

Sakaq, George ka kujtuar edhe momentin kur bashkëshortja e tij Amal dhe ai filluan të mendonin për krijimin e një familjeje.

“Ne ishim të martuar për rreth një vit dhe më kujtohet një natë ishim me shoqe që kishin fëmijë, fëmijë shumë të zhurmshëm. Unë dhe Amal dolëm për një shëtitje dhe filluam të flisnim. Të dy pranuam me njëri-tjetrin se ishim të lumtur dhe se dhe më pas ajo shtoi se duhet ta ndajmë lumturinë dhe dashurinë tonë me dikë tjetër”, zbuloi Clooney./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!