U shpallën fajtorë për komplot, dënohen 6 adoleshentë për rastin e mësuesit që iu pre koka në Francë

schedule11:06 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 11:06 - 9 Dhjetor, 2023

Gjykata franceze dënoi të premten gjashtë adoleshentë për rolin e tyre në lidhje me ngjarjen e vitit 2020 që tronditi opinionin publik, ku iu pre koka mësuesit të historisë Samuel Paty. Mësuesi kishte treguar karikaturat e profetit Muhamed në klasë mbi lirinë e shprehjes, duke zemëruar disa prindër myslimanë.

Shumica e muslimanëve shmangin paraqitjet e profetëve, duke i konsideruar ata si blasfemi. Në mesin e atyre në gjyq ishte një vajzë adoleshente, e cila dyshohet se u kishte thënë prindërve të saj se Paty u kishte kërkuar nxënësve myslimanë të largoheshin nga dhoma përpara se të tregonin karikaturat.

Pesë nga adoleshentët në gjyq, të cilët ishin midis 14 dhe 15 vjeç në kohën e vrasjes së Paty, u shpallën fajtorë për komplot kriminal. Ata u shpallën fajtorë se ndihmuan t’i tregonte autorit kur ai pyeti se kush ishte mësuesi. Ata thanë se kurrë nuk e kishin menduar se kjo do të çonte në vrasjen e tij. 4 janë dënuar me kusht.

Dënimet me burg variojnë nga 14 muaj deri në dy vjet, por të gjitha pezullohen ose zbuten dhe asnjë i pandehur nuk do të vuajë dënimin me burg. 47 vjeçari u vra jashtë shkollës ku jepte mësim në periferi të Parisit nga një sulmues 18-vjeçar me origjinë çeçene, i cili u qëllua për vdekje nga policia pas sulmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!