Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik i ka “festuar” sanksionet e reja të vendosura mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj tij, së bashku me kolegë e miq të tij të partisë në kafene.
Partia e Dodikut e publikoi videon në Twitter, ku lideri i serbëve të Bosnjës shihet teksa feston me bashkëpunëtorët e tij të afërt vetëm pak orë pasi SHBA-ja e sanksionoi.
?? Али метар НАШЕГ села, Америка цела❗@KovacevicRaso @BursacNovakovic @DenisSulic pic.twitter.com/TjJnH0bwJz
— СНСД (@SNSDDodik) January 5, 2022
Në festë morën pjesë edhe presidentja e Republika Srpskas, Zheljka Cvijanoviq, këshilltari i Dodikut, Radovan Kovaçeviq, etj. Aty ishte edhe ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija, i cili po ashtu u sanksionua dje nga SHBA-ja, e cila e futi atë në listën e zezë, duke ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në Amerikë, raporton express. Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij kënduan këngën “Amerika, Amerika” të këngëtarit serb, Mirosllav Iliq. Në këtë këngë të publikuar në vitin 1993, autori këndon se si nuk do ta ndërronte “një metër të fshatit” me “Amerikën e madhe”, shkruan Express.
Lexo edhe: SHBA sanksione ndaj Dodik, ambasada amerikane në Tiranë: Përgjigje ndaj kërcënimeve
Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi të mërkurën për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik. Siç thuhet në njofim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me Dodikun. /abcnews.al