Manuel Locatelli dëshiron të ndajë çmimin e tij “Lojtari i Ndeshjes” me të gjithë ekipin dhe shpreson që Marco Verratti ‘të kthehet së shpejti’.
Mesfushori i Sassuolo shënoi dopietë në fitoren e kësaj mbrëmje 3-0 ndaj Zvicrës, e cila siguroi kualifikimin në Raundin e 16 të Euro 2020.
“Duhet ta ndaj këtë çmim me të gjithë ekipin. Jam një nga më të rinjtë këtu, më kanë pritur shumë mirë dhe është e mrekullueshme të jem këtu me ta”, tha fillimisht ai.
Locatelli zuri një vend titullari sepse ylli i PSG, Marco Verratti është i dëmtuar dhe përsëri këtë mbrëmje nuk ishte as në stol, por ai nuk e konsideron veten të paprekshëm pas kësaj paraqitje.
“Mendoj se jemi një grup i mrekullueshëm djemsh dhe me të vërtetë shpresoj se Marco të mund të kthehet së shpejti, sepse ai është një lojtar kaq i talentuar që mund të bëjë ndryshimin.
Trajneri duhet të bëjë zgjedhjet e tij, gjithçka që mund të bëjmë është të jemi gati kur të thirremi në detyrë. Le të vazhdojmë kështu”, përfundoi 23-vjeçari. /abcnews.al