Liz Truss u zgjedh sot kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, njëkohësisht edhe kryetarja e konservatorëve, duke fituar ndaj rivalit të saj Rishi Sunak.
Truss doli fitimtare, por jo me rezultatet që ishin parashikuar. Që kur Partia Konservatore ndryshoi rregullat e saj të brendshme zgjedhore për t’u dhënë anëtarëve fjalën e fundit, përpara garës për udhëheqje të vitit 2001, asnjë lider nuk ka marrë më pak se 60%.
Truss siguroi 57% të votave të anëtarëve, krahasuar me Boris Johnson që mori 66.4% të votave në 2019, David Cameron 67.6% në 2005 dhe Iain Duncan Smith 60.7% në 2001.
Theresa May nuk u përball kurrë me një votim për anëtarësim në vitin 2016, pasi kundërshtarja e saj Andrea Leadsom u tërhoq pas raundit të parë. /abcnews.al