Evangjeli Veli u shpall kampione e Europës deri në peshën 55 kg për femra, hera para që ndodh për një sportiste shqiptare. Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo e përlotur tregoi emocionet e atij momenti historik. Evangjelia tha se në çastin që ngriti shtangën iu kujtuan të gjitha vuajtjet që kishte kaluar ndër vite.
“Më janë bërë katër medalje. Ditën e parë ishte e pamundur që të flija gjumë. Isha shumë e lumtur. Të them të drejtën qe dija që do të dilja kampione të dielën. Duhet të ndodhte diçka shumë e keqe që të mos e merrja vendin e parë. Jam shumë e lumtur dhe mbi të gjitha që fitoi një vajzë. Mbi të gjitha janë shumë e lumtur që u këndua himni shqiptar dhe do të dëgjohet edhe sot me Briken Çaljan.
Në ato momente kur kam ngritur shtangën shpërtheva në lot se më kaluan në mend të gjitha vuajtjet që kam kaluar ndër vite”, u shpreh ajo./abcnews.al