U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur në makinën e tij 55-vjeçari shqiptar

schedule16:24 - 17 Shtator, 2021

schedule 16:24 - 17 Shtator, 2021

Është gjetur pa shenja jete një 55-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Ferizaj të Kosovës. Raportohet se 55-vjeçari Naim Idrizi u raportua i zhdukur nga familjarët e tij që nga mbrëmja e së enjtes, ndërkohë ai është gjetur i vdekur në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj. Mësohet se viktima është gjetur brenda makinës së tij.

“Me datë 16.09.2021, rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar rasti “Person i zhdukur” i moshës 55 vjeçar (m/Kosovar). Sot me datën 17.09.2021 Njësitet Policore kanë ndërmarrë veprimet operative/hetimore, ku rreth orës 11:00 Policia ka pranuar informacione se një veturë me një person brenda veturës gjendet në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj. Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsinë ndërsa raportohet se paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

“Pas verifikimit të trupit të pajetë, është vërtetuar se kemi të bëjmë me personin e njëjte, i cili një ditë më herët nga anëtarët e familjes është raportuar në Polici si person i zhdukur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë tërhequr trupin e pajete, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajete është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion. Në bazë të hetimeve preliminare të Njësive Policore dhe ekipit të IML-së nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e personit të pajete. Rasti mbetet të trajtohet më tutje nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al/