Ciro Immobile u shpall golashënuesi më i mirë në Serie A për këtë sezon, teksa vetëm ditën e djeshme arriti të merrte trofeun “Leone d’Oro”.
Gjatë ndarjes së çmimeve, sulmuesi italian foli edhe për Lazion dhe synimet për sezonin e ardhshëm, ndërsa theksoi se qëllimi kryesorë është të rikthehen në Champions League.
“Qëllimi ynë është padyshim kualifikimi në Champions League. Ne e dimë këtë dhe për momentin është e kotë të fshihemi. Ne po rritemi dhe duam për ta bërë gjithnjë e më shumë, me Sarrin dhe stafin e tij skuadra ka nisur një rrugë të bukur. Tani duhet ta nisim vitin e ri siç e përfunduam të fundit”, ka deklaruar Immobile. /f.a/abcnews.al