U shkrumbua gjatë natës, “Jeep-i” dyshohet se tërhoqi një mjet lundrues, detaje të reja nga Vlora

schedule09:11 - 14 Prill, 2022

schedule 09:11 - 14 Prill, 2022

Detaje të reja dalin nga makina e djegur gjatë natës në Vlorë që dyshohet se ka qenë e qëllimshme.

Burime për Abc bëjnë me dije se ka dyshime se makina mund të ketë tërhequr ndonjë mjet lundrues. Ky dyshim vjen edhe nga fakti se automjeti është gjetur i djegur në një zonë shumë pranë bregdetit afër vendit të quajtur “Kanali i Motorit” në “Pyllin e Sodës”.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe për të parë se kujt i përket automjeti tip Jeep i djegur.

Siç raportoi më herët policia, kjo makinë është shkrumbuar nga flakët rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.

Lexo edhe: U përdor për krim? Dalin pamjet e “Jeep-it” të shkrumbuar në Vlorë

Kujtojmë se shpesh herë kemi parë që pas ngjarjeve kriminale makinat pa targa ose targa të vjedhura digjen nga autorët. Megjithatë e vërteta pritet të zbardhet në përfundim të hetimeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!