Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U shkarkua nga Vettingu, Fatos Lulo ankimon vendimin

schedule19:17 - 13 Prill, 2018

schedule 19:17 - 13 Prill, 2018

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, ka apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkim nga detyra. Ankimi i Lulos, i pari gjyqtar i nxjerrë nga sistemi gjatë Vettingut, është depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Fatos Lulo, ish-anëtari i Kushtetueses ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifimit, që e shkarkoi nga detyra e gjyqtarit. Ankimi është depozituar pranë Kolegjit të Apelimit nga ana e mbrojtësve të tij. Ne të kërkohet prishja e vendimit të 23 Marsit 2018, i konsideruar nga mbrojtja e Lulos si i padrejtë dhe i pambështetur në prova.

ABC News mësoi se avokatët kanë bërë një ankim formal, për të mos humbur afatet proceduriale të kërkuara në ligj. Materiali ankimor pritet të plotësohet në momentin që avokatët do të njihen me përmbajtjen e vendimit të arsyetuar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Megjithëse kanë kaluar tre javë nga shpallja e këtij vendimi, KPK ende nuk ka publikuar vendimin e arsyetuar. Sipas ligjit, publikimi i vendimit i njoftohet palëve brenda 30 ditëve.

Ish-anëtari i Kushtetueses, Fatos Lulo, nuk rezultoi kalues në procesin e Vettingut për shkak të mosjustifikimit të pasurisë në burime të ligjshme. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluara për ish-gjyqtarin Lulo, avokati i tij Ardian Visha këmbënguli për të kundërtën.

Sipas Vishës, pasuria e Lulos ishte siguruar gjatë punës së tij si avokat periudhën 1994-1999 dhe 2004-2005, ndërsa një zyrë në Rrugën e Durrësit dhe një shumë prej 100 mijë dollarë i ishin dhuruar nga e motra.

Nxjerrja nga sistemi e Fatos Lulos e la me 5 gjyqtarë Gjykatën Kushtetuese dhe e futi në ngërc veprimtrainë e saj, pasi kuorumi i nevojshëm për vendimarrje është me 6 anëtarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!