U shkarkua nga Luan Daci, Kushtetuesja rrëzon padinë e Besnik Canit

schedule15:42 - 27 Maj, 2020

schedule 15:42 - 27 Maj, 2020

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Besnik Cani, ish-anëtar i KLP për të shqyrtuar padinë e tij ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci, dy ditë pasi ky i fundit u pezullua nga detyra.

Cani pas shkarkimit të KPA paditi në Gjykatën Kushtetuese Luan Dacin dhe Artan Hajdarin duke pretenduar se ishin emëruar anëtarë të trupës gjykuese në KPA në kundërshtim të Kushtetutës.

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka pezulluar me kërkesë të SPAK, gjyqtarin e kolegjit të Posacëm të Apelimit, Luan Daci.

Daci akuzohet nga SPAK se fshehu shkarkimin nga detyra në vitin 1997, ndërkohë në dosjen e zbardhur nga Abc News thuhet se ai kishte gënjyer dy institucione lidhur me këtë fakt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!