U shfaq me hashash në duar, Salianji sqaron foton që bëri bujë: Isha i detyruar

schedule12:22 - 12 Maj, 2020

schedule 12:22 - 12 Maj, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka sqaruar në Abc News foton e publikuar një ditë më parë ku shfaqet me degë hashashi në dorë.

Salianji tha se foto është shkrepur gjatë një denoncimi të bërë në mandatin e parë të qeverisë së Edi Ramës.

“Një nga disa denoncimet që kam bërë në mandatin e parë të Ramës kur kanabisi gjendet lehtësisht. Besoj se edhe këtë vit kështu do jetë se kur afrohen zgjedhjet ka shumë.

Ka qenë e detyruar të shkonim në parcela sepse qeveria e mohonte ndërkohë që Guarda di Finanza tha se 8% e territorit ishte e mbjellur“, tha Salianji./abcnews.al