Brad Pitt ka dhënë një shpjegim të çuditshëm pse zgjodhi që të vishte një fund në promovimin e filmit “Bullet Train” në Berlin. Aktori 58 vjeçar zgjodhi një veshje që binte në sy, teksa u shfaq me një fund deri tek gjuri për shfaqjen e filmit të tij të ri.
Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, ylli me famë botërore ka komentuar zgjedhjen e tij të guximshme. “Nuk e di! Ne të gjithë do të vdesim, kështu që le ta ngatërrojmë pak situatën”, tha aktori për Variety.
Bullet Train fillimisht ishte planifikuar për t’u publikuar në prill 2022, por për shkak të disa vonesave, pritet të lancohet me 5 Gusht.
/abcnews.al