U shfaq me dorë të fashuar, Eni Vasili tregon problemin e shtatzanisë

schedule12:05 - 12 Maj, 2021

schedule 12:05 - 12 Maj, 2021

Eni Vasili konfirmoi pak javë më parë se është në pritje të dy vajzave binjake. Në një intervistë, gazetarja zbuloi emrat e vogëlusheve. “Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, tha moderatorja.

Por para disa ditësh, Eni shqetësoi fansat e saj pasi u shfaq me dorë të fashuar. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë pyetur moderatoren mbi këtë problem, gjë që e kanë detyruar atë të japë një sqarim. Përmes një videoje, moderatorja ka treguar se ky problem i ka ardhur si pasojë e shtatzënisë.

 

Nuk jam rrëzuar dhe nuk kam probleme të ngjashme. Kam një problem që shumë gra shtatzëna me siguri e kanë provuar dhe quhet sindroma e tunelit karpal, që ka lidhje me kyçin e dorës dhe nervat e tij që në një moment gjatë shtatzënisë krijojnë hematomat duke ma bërë të vështirë të kryej veprime bazike. Por jam mirë”, u shpreh Eni. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!