U sëmur brenda shpellës në Turqi, operacion masiv për shpëtimin e amerikanit

schedule12:04 - 8 Shtator, 2023

schedule 12:04 - 8 Shtator, 2023

Ekipet turke të shpëtimit janë në garë për të shpëtuar një amerikan që pësoi gjakderdhje të brendshme teksa eksploronte një shpellë më shumë se 1000 metra nën tokë.

Mediat e huaja shkruajnë se prej ditës së enjte 150 shpëtimtarë po përpiqen të arrinin 40-vjeçarin Mark Dickie, i cili pësoi gjakderdhje gastrointestinale teksa ndodhej brenda shpellës Morka, afër bregdetit të Mesdheut të Turqisë.

Dickie u sëmur në një thellësi prej 1120 metrash, ndërsa shoqërohej nga një ekip ndërkombëtar eksploruesish. Ai u vendos nën vëzhgim në një kamp bazë të vendosur 1040 metra nën tokë, ku iu transfuzua gjaku që iu dha nga shpëtimtarët dhe mjekët, tha federata.

Operacioni i shpëtimit po kryhet me ndihmën e shërbimit të urgjencës së Turqisë, ndërsa në të marrin pjesë disa ekipe ndërkombëtare, përfshirë kroatë dhe italianë./abcnews.al