Aktori i njohur, Alec Baldwin ka lënë të vdekur aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë me një armë mbështetëse dhe plagosi regjisorin Joel Souz.
Një zëdhënës nga prodhimi i filmit tha se “aksidenti” përfshinte shkrepjen e gabuar të armës.
“Prodhimi është ndalur për momentin. Siguria e aktorëve dhe ekuipazhit tonë mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet në deklaratën fillestare.
Mirëpo kush ishte Halyna Hutchins që mbeti e vrarë?
Hutchins lindi në vitin 1979 në Ukrainë dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike. Ajo studioi në Universitetin e Kievit, ku u diplomua për gazetari ndërkombëtare.
Më pas punoi për produksione dokumentare britanike në Europën Lindore përpara se të vendoste të bënte filma vetë dhe të transferohej në Los Angeles.
Në vitin 2013, Helena kreu doktoraturën në Konservatorin e Institutit Amerikan të Filmit. Ndërsa në vitin 2019 ajo u emërua si një nga yjet e ardhshme nga revista American Cinematographer.
Kohët e fundit ajo ka punuar si kameramane për filmin “Archenemy”./abcnews.al