I pa siguruar me litar, bie nga pema e humb jetën punonjësi i bashkisë Berat

schedule17:52 - 27 Gusht, 2020

schedule 17:52 - 27 Gusht, 2020

Një aksident në vendin e punës i ka marrë jetën një 46-vjeçari në Berat.

Abcnews.al mëson se Shkëlqim Metkaj ishte duke prerë pemë në anë të brigjeve të lumit Osum në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Pasi dega e prerë u tërhoq nga vinçi, ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga lartësia. Si duket, Metkaj nuk ka qenë i lidhur me litar apo mjete të tjera mbrojtëse dhe kjo i ka kushtuar jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, ndërsa 46-vjeçari ishte punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë në Bashkinë Berat.

Njoftimi:

Berat

Informacion paraprak

Rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, është rrëzuar nga lartësia, duke prerë një pemë, punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, shtetasi Sh.M, 46 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Berat, i cili ndërroi jetë nga dëmtimet e mara.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale në vendngjarje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!