U rrëzua në pus ndërron jetë 80-vjeçari në Vlorë

schedule17:14 - 23 Tetor, 2021

schedule 17:14 - 23 Tetor, 2021

Një 80 vjeçar në Vlorë ka humbur jetën pasi u rrëzua në një pus. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 17:00, në fshatin Nartë. Pusi ku u rrëzua i moshuari me inicialet K.K.. ndodhej në oborrin e banesës së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/