U rrëzua në greminë, efektivi i RENEA-s niset me helikopter drejt Tiranës

schedule16:23 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 16:23 - 9 Dhjetor, 2019

Helikopteri i Forcave Ajrore ka mbërritur në Theth të Dukagjinit për t’i dhënë ndihmë efektivit të RENEA-s, Bledar Beluli, i cili u aksidentua ditën e sotme, duke përfunduar në një greminë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se helikopteri po e transporton efektivin drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur sot paradite në malin e Zorgjit në Dukagjin.

Korespondeti i abcnews.al, Simon Shkreli tha se “oficeri Bledar Beluli ka rënë në greminë, teksa kishte dalë për alpinizëm”.

Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda, në të dyja këmbët. Beluli ka rënë rreth 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur që nuk lejon ecjen në këmbë dhe asnjë lloj veprimi tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!