U rrëzua në fushë dhe e dërguan me ambulancë në spital, Besiktas tregon gjendjen e N’Sakala

schedule12:58 - 22 Gusht, 2021

schedule 12:58 - 22 Gusht, 2021

Fabrice N’Sakala është në gjendje më të mirë shëndetësore, sikurse raporton së fundmi klubi turk i Besiktas. Mbrojtësi i bardhezinjve u rrëzua në ndeshjen e fundit kundër Gaziantep dhe i trembi të gjithë.

N’Sakala, në minutën e 70-të të ndeshjes ra në tokë dhe u dërgua në spital. Arsyeja se pse i ndodhi diçka e tillë nuk dihet. Mjekët i dhanë ndihmën e shpejtë dhe më pas autoambulanca e dërgoi në spital.

Besiktas tregon se N’Sakala është i vetëdijshëm dhe ky është nëj lajm i mirë për gjendjen e tij shëndetësore. Ky incident ndodh dy muaj pas sulmit në zemër që pësoi Christian Eriksen në EURO 2020 me Danimarkën. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!