Një 22 vjeçare, punonjëse policie, ka ndërruar jetë këtë të martë në spitalin e Traumës. Alesia Lumi ra aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, dhe sipas burimeve, ka qenë jashtë shërbimit.
Sipas burimeve për Abc News, 22 vjeçarja ka ndërruar jetë në urgjencën e Traumës si pasojë e një hemoragjie. Prej dy javësh, ajo ndodhej në shërbimin e Neurokirurgjisë për shkak të disa dëmtimeve në kokë.
22 vjeçarja ishte efektive policise në Komisariatin e Kamzës, prej 2 muajsh pjesë e uniformave blu./abcnews.al