Një e moshuar është rrëzuar nga tarraca. Ngjarja ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës. Dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca e kësaj ndërtese.
E moshuara Sheqere Zeko, 72-vjeçe ishte në tarracën e Azilit e më pas është penguar duke rënë ne oborrin e azili nga një lartësi prej 7 metrash.
Ajo është transportuar me autoambulance drejt spitalit te Gjirokastrës ku po merr dhe trajtimin e mjekësor. Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.


