Babë e bir nga Selenica janë arrestuar nga policia pas një sherri mes tyre. Të arrestuarit janë babai me inicialet N. L. 69 vjeç dhe i biri V. L. 27 vjeç nga Selenica.
Sipas policisë së Vlorë, arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti në shtëpi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./ db/Abcnews.al