Talat Xhaferi ka reaguar pas rizgjedhjes si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Xhaferi zotohet se do të jetë kryetari i 120 deputetëve të Kuvendit.
Kryeparlamentari falenderon për “detyrën jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të përgjegjshme” që i është besuar.
Sipas Xhaferit, udhëheqja me Kuvendin dhe rizgjedhja paraqet respekt dhe vlerësim për kontributin dhe punën e tij në krye të institucionit ligjvënës.
Xhaferi shton se angazhimi i tij do jetë i njëjtë, “por i pasuruar me përvojë më të madhe dhe në kushte më të volitshme për RMV-në.
Postimi:
Do të jem Kryetar i të gjithë 120 deputetëve
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Më lejoni të falënderoj për detyrën jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të përgjegjshme që ma besoni, të jem Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetar i dhomës ligjvënëse, dhomës së qytetarëve, me çka më jepni në dije se kontributi im i deritanishëm në ndërtimin e një institucioni funksional dhe një dhome realisht të hapur për Ju është valorizuar dhe respektuar, dhe kjo paraqet nder të veçantë dhe kënaqësi. Dëshiroj t’ju siguroj se edhe angazhimi im i ardhshëm në krye të dhomës ligjvënëse do të jetë në drejtimin e njëjtë, mirëpo, i pasuruar për një përvojë më shumë, a gjithsesi, edhe në kushte tjera, më të volitshme për vendin tonë, i cili sot është anëtar i plotfuqishëm i Aleancës NATO, me kornizë të miratuar për negocim me Bashkimin Evropian për arritjen e anëtarësimit të plotfuqishëm në familjen evropiane.
Ju faleminderit,
Me mbështetjen Tuaj, asnjë qëllim nuk është i paarritshëm,
Do të jem Kryetar i të gjithë 120 deputetëve/ Ќе бидам претседател на сите 120 пратеници
Të nderuar deputetë,
Të…Posted by Talat Xhaferi on Friday, August 21, 2020