Ndërsa Juventusi po punon për ardhjen e Pogba, Di Maria dhe Simeone , rinovimet e kontratave vazhdojnë të jenë një çështje e mprehtë. Telenovela Dybala tashmë është histori e mbyllur, Bernardeschi do të largohet, deklaratat shqetësuese të De Ligt vijnë nga Holanda dhe tani shpërthen edhe çështja “Cuadrado”.
Anësori kolumbian në fakt zgjati kontratën e tij me Bianconerët, më saktësisht rinovimi ndodhi automatikisht pasi lojtari zhvilloi ndeshjen numër 40, klauzolë që ishte në kontratën e tij, në të njëjtat kushte ekonomike, 5 milionë në sezon.
“Corriere dello Sport” raporton se mes palëve kanë lindur mos marrëveshje të cilat kanë prishur marrëdhënien mes palëve.
Mbetet të shikohet se cila do të jetë zgjidhja e problemit mes palëve, ku Juventusi mendon ti propozojë një rinovim kontrate për 2 vite ku kolumbiani të fitojë 3 milion euro në sezon, ndërsa nga ana tjetër mbetet se cila do të jetë përgjigjja e Cuadrado. /f.a/abcnews.al