Albi Doka u kthye dje të luajë në formacion nga minuta e parë dhe e bëri këtë më së miri, duke qenë një nga më të mirët në fushë për skuadrën e Goricas me shifrat 0-2 ndaj Istra.
Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte shumë aktiv gjatë gjithë ndeshjes në krahun e djathtë, duke bllokuar thuajse çdo sulm të kundërshtarëve dhe qenë aktiv edhe në ofensivë.
23-vjeçari e preku topin 73 herë gjatë ndeshjes, duke dhënë 42 pasimë me saktësi 89.4%, teksa sipas OPTA ai shkeli më shumë se 70% të gjatësisë së fushës dhe meritoi notën 7.5.
Me këtë paraqitje pozitive Doka ka merituar edhe një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat. Gorica aktualisht renditet në vendin e tretë, duke qenë në garë për një vend në Europa League. /abcnews.al