U rikthye në Kuvend, Leskaj uron Majkon: Politikan që meriton respekt, s’do jetë në grupin e kanabisit

schedule16:52 - 14 Prill, 2022

schedule 16:52 - 14 Prill, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj i ka uruar mirëseardhjen kolegut të tij në kampin kundërshtar, Pandeli Majkos.

Teksa mori fjalën në Kuvend, demokrati tha se Majko është politikan që meriton respekt, ndërsa shtoi se është i bindur se nuk do të jetë në “grupin parlamentar të kanabisit”.

“Në krye të herës do më lejoni të jap një vlerësim dhe urim të veçantë për deputetin më të ri dhe më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë Pandeli Majko. Një politikan me integritet, i vlerësuar që meriton respekt. Kam bindjen se zoti Majko nuk do të jetë te grupi parlamentar i kanabisit”, u shpreh Leskaj, ndërsa deputeti socialist e priti me buzëqeshje.

Pandeli Majko u rikthye pas një viti në Kuvend, pasi zëvendësoi mandatin e lënë nga ish-deputeti i PS, Alqi Bllako. Ky i fundit ndodhet në burg, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Sakaq, Majko nuk mundi të fitonte mandatin, pasi ndodhej i 19-ti në listën e PS, duke mbetur jashtë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!