U rikthye në detyrë për të ndihmuar kolegët e mjekësisë, infektohet nga koronavirusi Prof. Luli

schedule22:08 - 31 Mars, 2020

schedule 22:08 - 31 Mars, 2020

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka bërë sot me dije se një prej mjekëve është doktor Dhimitër Kraja. Sipas Piperos, Kraja është i shtruar në Spitalin Infektiv dhe ka simptoma të lehta.

“Mjek po, është profesor Dhimitër Kraja që është i prekur dhe është shtruar në Infektiv, por me sipmotma të lehta. Ai u kthye në punë dhe tashmë është infektuar, por që ka simptoma të lehta, me sa di unë”deklaroi Pipero në media.

Po kush është profesor Kraja? Ai nga të gjithë njihet si Doktor Luli dhe ishte kthyer në mjekësi për të ndihmuar kolegët kundër COVID-19. Ai prej vitesh ishte në pension, por u rikthye në punë për të vijuar misionin e tij si mjek.

Prof. Dhimitër Kraja i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë në luftën ndaj COVID 19. Në fakt lajmin e  bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook.

“Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira”, njoftoi ministrja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!