U rikthye me gol pas 6 muajsh mungesë, Hoxhaj “sms” Brdaric: Tani jam gati plotësisht

schedule22:04 - 4 Nëntor, 2021

schedule 22:04 - 4 Nëntor, 2021

Lojtari i Vllaznisë Ardit Hoxhaj është rikthye tek goli pas 6 muajsh. Në fitoren ë shkodranët arritën në kupë kundër Pogradecit, Hoxhaj arriti të shënojë gol që në minutën e parë për Vllazninë.

Në një intervistë për “Shkodra Sport”, sulmuesi vlonjat tregon se është në 100% të formës së tij dhe se është gati për të luajtur ndeshjet si titullarë edhe në Kampionat, duke i dërguar kështu një sinjal trajnerit të shkodranëve Thomas Brdaric.

“E rëndësishme është që rikthehet goli pas një periudhe të vështirë për mua. Kur u riktheva sulmuesit e tjerë ishin në formë shumë të mirë dhe ishte e vështirë për mua që të afrohesha me ekipin.
Shpresoj që të ndodhi e njëjta e gjë si vjet, jam këtu duke punuar shumë. Mendoj se kjo fitore është një hap e rëndësishëm, por të mos harrojmë që kemi edhe ndeshjen e kthimit dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin.
Tani ka ardhur momenti që të bëjmë kthesën edhe në kampionat dhe të fitojmë sfidën ndaj Egnatias. Konkurrenca në sulm? Tani jam gati plotësisht, kam një muaj që jam rikthyer në skuadër, e kam patur të vështirë të gjeja hapësira pasi sulmuesit ishin në formë. Konkurrenca në sulm është shumë e madhe dhe duhet të presësh momentin për të marrë minuta e për të treguar veten në fushë. Tani jam gati 100% dhe pres të luaj më shumë”, deklaroi 27-vjeçari vlonajt. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!